Foda kërkon përkrahjen e publikut për ndeshjen ndaj Lituanisë

Futboll

Foda kërkon përkrahjen e publikut për ndeshjen ndaj Lituanisë

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 16:42
Franco Foda

Kombëtarja e Kosovës sonte do të zhvillojë përgatitjet e fundit para ndeshjes së nesërme ndaj Lituanisë, e cila është e fundit në Ligën e Kombeve të këtij edicioni.

Para stërvitjes së fundit, në konferencën për shtyp është paraqitur selektori Franco Foda, së bashku me Vedat Muriqin.

Foda ka kërkuar përkrahjen maksimale të tifozëve në ndeshjen e nesërme, që luhet në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45.

“Nuk do të jetë problem për ngjarjet e fundit, ne kemi luajtur shumë mirë ndaj Rumanisë, tani fokusi ynë është te ndeshja ndaj Lituanisë.

Ekipi e ka një vetbesim të mirë dhe sot do të bëjmë përgatitjet e fundit, natyrisht na motivon shumë edhe përkrahja e publikut”, ka thënë Foda.

Kosova ende nuk e di vendimin e UEFA-s rreth ndeshjes në Rumani, të cilën futbollistët dardanë e lëshuan më herët se që duhet, shkaku i thirrjeve raciste dhe anti-Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat