Katër shqiptarë në fushë në fitoren dhe festën e Maqedonisë së Veriut

Futboll

Katër shqiptarë në fushë në fitoren dhe festën e Maqedonisë së Veriut

Nga: K. Goca Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 16:51
Pamje nga ndeshja

Maqedonia e Veriut ka shënuar fitore si vendas, me rezultat 1:0 ndaj Ishujve Faroe, në takimin e fundit të Ligës C të Kombeve në futboll. Maqedonia ka siguruar hyrjen në Ligën B.    

Kapiteni Enis Bardhi, Isnik Alimi, Ezgjan Alisoki, u paraqitën nga minuta e parë dhe Lirim Qamili nga minuta e 54-të. 

Alimi në minutën e 13-të, Bardhi në atë të 52-tën e Alioski në të 66-tën, janë ndëshkuar me kartona të verdhë. Miovski realizoi golin e fitores në minutlne 62-të. 

Maqedonia ka përfunduar në vend të parë (5 fitore e 1 barazim) në grupin 4 me 16 pikë e ndjekur nga Armenia me 7, Ishujt Faroe 6 dhe Letonia 6 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat