Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, ka folur në konferencën e sotme për media.
Ai ka thënë se ende nuk ka vendin nga UEFA për ndeshjen ndaj Rumanisë, ku lojtarët tanë u larguar pas thirrjeve raciste dhe diskriminuese.
Shala ka thënë se Kosova nuk do të lejojë asnjëherë që të ofendohet në asnjë bazë.
“Akoma nuk ka vendim për ndeshjen në Rumani nga UEFA. Ne kemi deponuar të gjitha dëshmitë, ndërsa ekipi ynë ligjor po punon fort për të sjellë drejtësinë në vend”.
“Kosova nuk do të lejojë të ofendohet asnjëherë, as në baza racore dhe as në ndonjë bazë tjetër”.
“FFK beson në drejtësi dhe nuk do të ndalemi së kërkuar të drejtën tonë”, ka thënë Shala.