Rumunët shkaktuan skandal por i gëzohen deklaratës së Eroll Salihut!

Futboll

Rumunët shkaktuan skandal por i gëzohen deklaratës së Eroll Salihut!

Nga: K. Goca Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 18:56
Kosova

Eroll Salihu më mirë do të ishte të hesht apo të mendohet thellë para se të shpreh mendimin e tij!

Skandali i Rumanisë ka marrë përmasa në gjithë botën, është provokuar rëndë Kosova.

Kosova me plotë të drejtë ka braktisur fushën sepse një herë e përgjithmonë duhet që ta di opinionin i Kontinentit të Vjetër, se shovenizmi serb nuk durohet dhe provokimet e rumunëve që e bëjnë argatin e serbëve. 

Mediumi rumun “Sport.ro” gati po fluturon nga gëzimi për një deklaratë të Eroll Salihut.

“Eroll Salihu: Fatkeqësisht Kosova do ta humbë ndeshjen në tavolinën e gjelbër!

Eroll Salihu, ish-sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe kryetar aktual i Këshillit të Arbitrazhit Sportiv, ka dhënë mendimin e tij pas skandalit në fund të ndeshjes ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës.

Salihu pohon se thirrjet pro Serbisë të tifozëve rumunë nuk mund të kategorizohen si “raciste”, prandaj sipas tij, Kosova do ta humbë ndeshjen në “tavolinën e gjelbër””, ka shkruar mediumi rumun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat