Hoxha bëri nxehje 30 minuta, pastaj iu drejtua stolit i zhgënjyer!!

Futboll

Hoxha bëri nxehje 30 minuta, pastaj iu drejtua stolit i zhgënjyer!!

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 19:04
Arbër Hoxha

Hoxha bëri nxehje 30 minuta, pastaj iu drejtua stolit i zhgënjyer!!

Arbër Hoxha nuk luajti asnjë minutë ndaj Çekisë edhe pse priste që të futej të paktën në fund kur ndoshta mund të tentohej edhe fitorja.

Futbollisti doli në nxehje në pjesën e dytë dhe thuajse 30 minuta bëri nxehje bashkë me shokët e ekipit por në fund pa që trajneri Sylvinho të thërriste vetëm Myrto Uzunin dhe Abrashin, duke u kthyer në stol kokëulur dhe i zhgënjyer.

Hoxha kishte një dëshirë të madhe të jepte kontribut sidomos përpara tifozerisë kuqezi që e ekzalton më shumë në cilësitë e tij, por zgjedhja e trajnerit për t’u mbrojtur me Abrashin në mesfushë pas daljes së Qazim Laçit, edhe pse Çekia nuk kishte më fuqi të sulmonte, e befasoi jo pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat