Anglezët bindshëm, pesë gola i shënuan në pjesën e dytë

Futboll

Anglezët bindshëm, pesë gola i shënuan në pjesën e dytë

Nga: K.G. Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 19:53
Anglia

Anglia ka festuar para shikuesve të vet në "Wembley" me rezultat 5:0 ndaj Republikës së Irlandës.

Anglezët dominuan ballafaqimin dhe me lehtësi shënuan fitore të thellë. 

Golat i realizuan Kane (53' – nga penalltia), Gordon (56'), Gallagher (58'), Bowen (76') e Harwood-Bellis (80').

Irlandës iu komplikua puna nga minuta e 51-të kur mbeti pa një lojtar pas përjashtimit të Scales pas dy kartonëve të verdhë. 

Në Grupin 2 të Ligës B të Kombeve, Anglia kryeson me 15 pikë, pasojnë Greqia me 15, Irlanda 6 dhe Finlanda me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat