Gjithçka është e hapur në grupin B1 të Ligës së Kombeve. Edhe pas takimeve të pesta, distanca nga kreu që mbahet nga Republika Çeke dhe vendi i fundit, Ukraina qëndron në 3 pikë.
Nëse Çekia dhe Shqipëria fitonjnë - Çekia ngjitet në Ligën A, Shqipëria konfirmohet në play-off të Ligës A/B, Gjeorgjia konfirmohet në play-off të Ligës B/C dhe Ukraina bie në Ligën C.
Nëse Çekia fiton dhe Shqipëria dhe Ukraina barazojnë - Çekia ngjitet në Ligën A, Shqipëria konfirmohet në play-off të Ligës A/B, Gjeorgjia konfirmohet në play-off të Ligës B/C dhe Ukraina bie në Ligën C.
Nëse Çekia fiton dhe Ukraina fiton - Çekia promovohet në Ligën A, Ukraina konfirmohet në play-off të Ligës A/B ndërkohë Gjeorgjia dhe Shqipëria do të vendosin se cila do të jetë e treta në bazë të kritereve (diferenca e golave, golat e shënuar, golat e shënuar në transfertë, fitoreve në grup, fitoreve në transfertë, të cilat do të favorizonin Shqipërinë).
Nëse Gjeorgjia dhe Shqipëria fitojnë - Gjeorgjia dhe Shqipëria do të konkurrojnë për vendin e parë dhe të dytë në bazë të diferencës së përgjithshme të golave, golave të shënuar në total, golave në total të shënuar jashtë fushe, fitoreve në total dhe fitoreve jashtë fushe (është e favorizuar Shqipëria). Çekia konfirmohet në play-off të Ligës B/C dhe Ukraina bie në Ligën C.
Nëse Gjeorgjia fiton dhe Shqipëria dhe Ukraina barazojnë - Gjeorgjia ngjitet në Ligën A, Republika Çeke konfirmohet në play-off të Ligës A/B, Shqipëria konfirmohet në play-off të Ligës B/C dhe Ukraina bie në Ligën C.
Nëse fitojnë Gjeorgjia dhe Ukraina - Gjeorgjia promovohet në Ligën A, Republika Çeke konfirmohet në play-off të Ligës A/B, Ukraina konfirmohet në play-off të Ligës B/C dhe Ukraina zbret në Ligën C.
Nëse Çekia dhe Gjeorgjia barazojnë dhe Shqipëria fiton - Shqipëria ngjitet në Ligën A, Çekia konfirmohet në play-off të Ligës A/B, Gjeorgjia konfirmohet në play-off të Ligës B/C dhe Ukraina bie në Ligën C.
Nëse Çekia dhe Gjeorgjia barazojnë dhe Ukraina fiton - Çekia ngjitet në Ligën A, Ukraina konfirmohet në play-off të Ligës A/B, Gjeorgjia konfirmohet në play-off të Ligës B/C dhe Shqipëria zbret në Ligën C.