Për situatën e krijuar në Bukuresht, në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, kanë reaguar edhe tifozët serbë.
Serbët e Cërvena Zvezdës kanë shkruar në një nga grafitet e qytetit të Kralevës në Serbi, duke thënë se “Kosova është Serbi”.
Po ashtu, kanë përfshirë edhe Besarabinë, duke thënë se ajo “tokë është Rumani”.
Tifozët serbë njihen për veprime skandaloze, duke përdorur flamurin me hartën e Kosovës e me mbishkrimin “S’ka dorëzim”, si në ndeshje të futbollit, po ashtu edhe të basketbollit.