Serbia të lidhi në vitin 2008, Kosova ta tregoi derën e u kthyet kokulur!

Futboll

Serbia të lidhi në vitin 2008, Kosova ta tregoi derën e u kthyet kokulur!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 17 nëntor 2024 Në ora: 21:16
Kur Cërvena Zvezda u kthye pas në Jarinjë, 9 tetor, 2019

Çka është boll më, është boll! 

Institucioni më i lartë i futbollit evropian, UEFA, është koha që të veprojë pamëshirshëm ndaj Serbisë dhe argatëve të tyre! 

Matematikë e thjeshtë është për të ndalur hovin e shovenizmit serbë dhe atyre që ia bëjnë argatin!

Image

Dragan Xhajiqi me duar të lidhura nga policia serbe (viti 2008)

Boll më më provokime, me racizëm që vijnë nga shteti fqinj, Serbia dhe ata që i sherbejnë kuzhinës së tyre siç është Rumania, që për herë të dytë e ka përsëritur turpin në Bukuresht!

Në krye të Federatës së Futbollit të Serbisë është Dragan Xhajiq, që asnjëherë nuk është distancuar nga racizmi dhe primitivizmi i shovenizmit serbë, te tifozëve famëkeq të Cërvena Zvezdës, Partizanit të Beogradit, kombëtares së Serbisë etj.

Nuk është për t’u habitur, sepse nëse i kthehemi historisë, Dragan Xhajiq ka qenë i arrestuar para 16 viteve dhe fotografia është dëshmia më e mirë kur e lidhi Serbia!

Vet shteti serb e lidhi Xhajiqin në vitin 2008 dhe e dërgoi në burgim.

Ishte i arrestuar në ato vitet si nënkryetar i Federatës së Futbollit të Serbisë dhe drejtor i të gjitha kombëtareve, i dyshuar për shpërdorim të 6,127,104 euro. 

Shokëve të tij hovin ia ndali Republika e Kosovës në vitin 2018! I pari që e ktheu Cërvena Zvezdën prapa ka qenë legjenda Fadil Vokrri, kur ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, duke mos i dhënë leje të futet në shetin e Kosovës, për të luajtur kinse një ndeshje humanitare në fillim të majit në Graçanicë. 

E dyta, ishte kryetar i FFK-së, Agim Ademi, së bashku me shtetin e Kosovës, që e ndaluan Cërvena Zvezdën e Xhajiqit (kryetar nderi i klubit) që të futet me 9 tetor të vitit 2019 për të luajtur ndeshjen e Kupës së Serbisë në tokën e shtetit tonë.

Zvezda me Zvezdan Terziqin ishin ndalur në Jarinjë dhe u kthyen pas të koritur e të skuqur.

Këtu ishte fundi i sojit të tyre dhe më nuk ka mundur të shkelin sovranitetin e shtetit tonë.

Madje Serbia ka organizuar edhe garat ilegale në tokën e shtetit tonë, por me ardhjen në Qeveri të kryeministrit Albin Kurti, morën edhe një goditjje shembullore, tani Trepça fantome dhe një farë Mokra Gora në futboll, po luajnë në Rashkë dhe jo në Zveçan e Zubin Potok, në tokën e shtetit të Kosovës.

Jo me kaq, Xhajiqi ka hequr maskën në fillim të qershorit të vitit 2020. Pa fije turpi e ka nderuar me fanellën numër kriminelin e luftës, Kapetan Draganin, Dragan Vasilkoviq.

Xhajiqi me Zvezdan Terziqi e nderuan me fanellën numër 1 të Zvezdës. Kjo është dëshmi se kush janë dhe cila është mendësia e tyre. 
Fakti më i mirë është komentatori serb Millojko Pantiq, që dikur e dashuronte me shpirtin Zvezdën e tani është kthyer kundër tyre, duke e pa se kush janë në të vërtetë ata.

“Turp të kesh! Ju i dhatë kriminelit një fanellë. Dragan Xhajiq dhe Zvezdan Terziq, turp të keni!”, kishte thënë Pantiq.

Xhajiqi e ka pas brenda klubit edhe kriminelin e luftës, Zhelko Razhnatoviq – Arkan. Arkani ka qenë në krye të paramilitarëve serbë në luftëra

kundër kroatëve në Kroacisë, boshnjakëve në Bosnjë dhe shqiptarëve në Kosovë.

Së fundmi, u pa në Bukuresht se Rumania pa fije turpi tifozët e saj brohoritën Serbia, Serbia, Serbia, për një shtet që ishte përjashtuar në vitin 1992 (kinse si ish Jugosllavi) nga garat ndërkombëtare, për shkak të gjenocidit që ka bërë ndaj popujve, si boshnjakëve, kroatëve dhe shqiptarëve.

Dhe Rumania, tifozët e saj u bën argatët e Serbisë duke brohoritur aq ultë për një Serbi që nga 24 marsi e deri më 10 qershor të vitit 1999,  u bombardua nga NATO për shkak të gjenocidit ndaj ppopullit shqiptarë të Kosovës.

Dhe Rumania si shtet duhet t’I kërkojë falje shtetit të Kosovës. 

Sa i përket Xhajiqit, një i heshtur e dinak, asnjëherë nuk u distancua nga provokimet e ulëta nga serbët dhe racizmi ndaj Kosovës. Hiq më larg se sot në Kralevë u shfaqën pankarta e turpit “Kosova është Serbi”. Gjatë verës në Banjallukë thirrje “Kosova ëstë Serbi”, nga tifozët e Borcit që është klub serb dhe në sfidën ndaj kampionit të Shqipërisë, Egnatia. Dhe në Leskovc, para një muaji i gjithë stadiumi brohoriste “Kosova është Serbi! 

14 tetori i vitit 2014, bandat serbe futen në fushë dhe i sulmuan futbolistët e kombëtares së Shqipërisë, ndeshja u ndërpre në minutëne  41-të. CAS i dha goditje të fuqishme serbëve duke e regjistruar ndeshjen me rezultat zyrtar 0:3 për Shqipërinë. 

Sa e sa probleme i ka bërë Serbia deri me sot! Deri kur të durohet shovenizmi serbë! UEFA i ka një milionë fakte që Serbinë ta dënojë rëndë e ta përjashtojë nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare, derisa serbët të kuptojnë se racizmi nuk ka vend dhe sjelljet e tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat