​Ronaldo: I ftuari im i radhës në YouTube do ta rrëzojë internetin

Futboll

​Ronaldo: I ftuari im i radhës në YouTube do ta rrëzojë internetin

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 21:42
​Ronaldo: I ftuari im i radhës në YouTube do ta rrëzojë internetin

Cristiano Ronaldo së fundi hapi një kanal zyrtar në YouTube ku publikon përmbajtje kryesisht me karrierën dhe jetën e tij private, por gjithashtu regjistron podkaste.

Dy muaj më parë ai priti Rio Ferdinand, ish-bashkëlojtar nga Manchester United.

Portugezi tani ka paralajmëruar ardhjen e një mysafiri të ri, por nuk ka dashur të tregojë detajet.

“I ftuari im i radhës në YouTube do të rrëzojë internetin”, tha ai dhe publikoi një video njoftimi në të cilën Ferdinand u shfaq edhe një herë.

Ndjekësit e Ronaldos në rrjetet sociale po mundohen të marrin me mend se kush është ai dhe shumica prej tyre duan të jetë Lionel Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat