Amir Shaipi lirohet nga grumbullimi, Ilir Avdyli i bashkohet Kombëtares 

Futboll

Amir Shaipi lirohet nga grumbullimi, Ilir Avdyli i bashkohet Kombëtares 

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 22:04
Ilir Avdyli

Amir Shaipi lirohet nga grumbullimi, Ilir Avdyli i bashkohet Kombëtares!

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Shaipi, është liruar nga grumbullimi për shkak të gjendjes shëndetësore dhe duke mos qenë në gjendje të vazhdojë përgatitjet me ekipin.

Për këtë arsye, portieri i KF Llapit, Ilir Avdyli, është ftuar për ta zëvendësuar dhe për të qenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e nesërme kundër Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Shaipi nuk ka marrë pjesë as në seancën e sotme stërvitore për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pas konsultimit me stafin mjekësor është vendosur që të lirohet nga grumbullimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat