Amir Shaipi lirohet nga grumbullimi, Ilir Avdyli i bashkohet Kombëtares!
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Shaipi, është liruar nga grumbullimi për shkak të gjendjes shëndetësore dhe duke mos qenë në gjendje të vazhdojë përgatitjet me ekipin.
Për këtë arsye, portieri i KF Llapit, Ilir Avdyli, është ftuar për ta zëvendësuar dhe për të qenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e nesërme kundër Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Shaipi nuk ka marrë pjesë as në seancën e sotme stërvitore për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pas konsultimit me stafin mjekësor është vendosur që të lirohet nga grumbullimi.