Kryeministri rumun Marcel Ciolacu është me dhimbje koke!
Kryeministri rumun e di mirë për turpin në Bukuresht dhe për racizmin e publikut rumunë ndaj Kosovës. E di mirë për provokimin e rëndë Serbia, Serbia!
Kryeministri rumun paska dalur më në fund duke treguar për skandalin dhe shfajësuar rumunët, por kot e ke se e gjithë bota e ka pa turpin e tifozëve rumunë.
Marcel Ciolacu, e di mirë, se edhe më 12 shtator të vitit 2023 u ndërpre ndeshja për 50 minuta pasi që u shfaqën pankartat “Kosova është Serbi” dhe thirrje të tilla.
Sot Marcel Ciolacut i paska ra fytyrës pse kryeministri i Kosovës ka mbështetur djelmoshat e kombëtares së Kosovës, që bënë veprimin më shembullor që braktisen fushën në minutën e 90+3 kur rezultati ishte 0:0.
“Dy ditë pas ndeshjes, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim para lojtarëve të Kosovës në të cilin ka shprehur mbështetjen e tij për vendimin që nuk e vazhduan ndeshjen në ‘Arenën Kombëtare’.
Po ashtu, kryeministri i Kosovës tha se do të bëjë gjithçka që Rumania të sanksionohet nga FIFA dhe UEFA, por paralajmëroi se do të përfshihet edhe në politikën ndërkombëtare që incidente të tilla të mos përsëriten”, ka shkruar mediumi rumun “Sport.ro”.
Kryeministri rumun Marcel Ciolacu ka folur për këtë situatë në faqen e tij personale në Facebook dhe ka kritikuar ashpër mënyrën se si e ka trajtuar situatën homologu i tij nga Kosova, Albin Kurti, si dhe fjalimin që ka mbajtur para lojtarëve të Kosovës.
Ciolacu ka thënë se sipas tij fajtorë janë vetëm lojtarët e Kosovës dhe se nuk ka çfarë të qortojë as lojtarët, as shikuesit rumunë të pranishëm në Arenën Kombëtare.
Kryeministri Albin Kurti sot me një deklaratë i ka dhënë goditje të fuqishme rumunëve.
“Është totalisht e papranueshme ajo që po bën kryeministri i Kosovës, i cili përzien politikën me sportin dhe pretendon, pas gjesteve të kombëtares së tij të futbollit për të braktisur ndeshjen kundër Rumanisë, se do të bëjë presion politiko-diplomatik për të na dënuar!
Zotëria e tij përpiqet më kot ta kthejë fajtorin në viktimë dhe më seriozisht kërkon të bëjë presion politik në forumin evropian të futbollit, duke shpresuar në një vendim iluzion!
I them drejtpërsëdrejti dhe qartë se sado që të mundohet nuk e deformon dot realitetin dhe se gjithsesi po shkon në rrugën e gabuar sepse politika nuk ka punë në sport!]
Për atë që ndodhi të premten mbrëma, ka vetëm një të vërtetë: fajtorët janë të qartë dhe nuk janë lojtarët rumunë dhe as publiku në Arenën Kombëtare!
Mund ta pranoj që lojtarët e Kosovës luajtën më mirë, por kjo nuk i shfajëson nga gjesti në fund të ndeshjes, për të cilin duhet të mbajnë pasojat!
Dhe jam i sigurt se pikërisht kështu do të ndodhë!”, ka shkruar Marcel Ciolacu në Facebook.
Marcel Ciolacu mos harro një gjë, kërko llogari nga rumunët e tu, sepse u bëtë argatët e Serbisë dhe e provokuat Kosovën.