Mbrojtësi Erion Aliji që luan te SC Horn në Ligën e dytë të Austrisë, me origjinë nga Llojani i komunës së Likovës, ka bërë paraqitjen e tij të parë për Shqipërinë U21 në barazimin miqësor ndaj Moldavisë në Vorë.
Ai e ka nisur ndeshjen si titullar.
Shqipëria U21 dhe Moldavia U21 takohen sërish në një tjetër miqësore në Vorë.
18-vjeçari më herët ishte i grumbulluar te Maqedonia e Veriut U17.