Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, edhe një herë i ka treguar provokatorit serb, Milenkoviq, se kush është zemra e Kosovës. Milenkoviqi e ka si inati Xhakën vetëm pse është nga Kosova.
Madje pamfleti serb “Kurir” nga frustrimi ka shkruar: “Milenkoviq ka kapur për fanellë provokatorin shqiptar Xhaka, më pas ka ndërhyrë Mitroviq!”.
Futbollisti serb Nikolla Milenkoviq dhe përfaqësuesi zviceran Granit Xhaka, u përplasën sërish gjatë të premtes që e lamë pas, kësaj radhe në Zurich.
“Shokët e skuadrës parandaluan më shumë kaos, por sërish dy futbollistët shkëmbyen fjalë të ashpra që mund të “lexoheshin” nga buzët e tyre.
Kapiteni i Serbisë, Aleksandar Mitroviq ka qenë i matur. Fillimisht qetësoi Milenkoviqin, i cili po e kapte për fanellë Xhakën dhe më pas qetësoi kapitenin e Zvicrës”, ka shkruar mes të tjera pamflerti serb.