“Fitorja historike e Kosovës kundër Spanjës”

Futboll

“Fitorja historike e Kosovës kundër Spanjës”

Nga: A.M. Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Gazetari i medias gjermane Deutche Welle, Bahri Cani ka reaguar në lidhje me fitoren e Kosovës U19, në ndeshjen në të cilën mposhti Spanjën me rezultat përmbysës 4:3.

Cani e vlerësoi këtë fitore si historike për Kosovën, derisa tha se kjo mbeti pak nën hijen e skandalit në Rumani - pa të drejtë.

“Lajmin për fitoren e Kosovës kundër Spanjës e kanë publikuar edhe shumë media gjermane. Ndonëse, pa të drejtë, ka mbetur nën hijen e skandalit të madh në Rumani, ku ndeshja u ndërpre pas thirrjeve raciste kundër Kosovës!” – shkroi ndër të tjera gazetari, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Fitorja historike e Kosovës kundër Spanjës

Bravo Kosova, bravo djema e trajner - kjo tregon se e ardhmja e futbollit të Kosovës është e ndritshme, në qoftë se punohet si duhet. Fitorja e Kosovës në U19 kundër Spanjës 4:3 ka mbetur pak nën hijen e skandalit në Rumani - pa të drejtë. Kjo fitore është vërtet historike dhe motivuese. Spanja në konkurrencën e U19 ka fituar 12 herë kampionatin evropian. Ndërsa Kosova i mposhti lojtarët nga akademitë dhe klubet më të njohura në botë. Kur është mirë duhet të themi: Bravo djema, bravo trajner por bravo edhe Federatës së Futbollit - apo Federatën duhet ta shajmë e kritikojmë gjithmonë?!

Lajmin për fitoren e Kosovës kundër Spanjës e kanë publikuar edhe shumë media gjermane. Ndonëse, pa të drejtë, ka mbetur nën hijen e skandalit të madh në Rumani, ku ndeshja u ndërpre pas thirrjeve raciste kundër Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat