Kombëtarja e Kosovës në futboll është në pritje të vendimit nga UEFA për epilogun final të takimit mes Kosovës dhe Rumanisë, e cila u ndërpre në fund të ndeshjes në kohën shtesë, të premten.
Lojtarët dardanë lëshuan fushën pak momente para vërshëllimës së përfundimit të ndeshjes nga gjyqtari kryesor, pas fyerjeve të rënda në baza racore nga skuadra vendase.
Pasi qëndruan një kohë në zhveshtore, kombëtarja kosovare refuzoi të dilte në fushë, teksa rezultati u mbyll 0-0, duke ia lënë në dorën UEFA-s për të vendosur fatin e këtij takimi.
Megjithatë, një gazetar rumun, ka thanë përmes disa burimeve të UEFA-s se lojtarët dardanë do të përballen me gjoba dhe suspendime për “gjestet dhe provokimet e tyre” që çuan në tollovinë në Bukuresht të premten.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i UEFA-s, i cili pritet të merret sot.