Pedri: Agjentët po merren me kontratën e re me Barcelonën

Futboll

Pedri: Agjentët po merren me kontratën e re me Barcelonën

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 12:56
Pedri

Ylli i Barcelonës, Pedri, ka folur për zhvillimet e bisedimeve lidhur me rinovimin e kontratës së tij me klubin katalanas.

Në një deklaratë të bërë së fundmi, mesfushori spanjoll theksoi se agjentët e tij janë duke u kujdesur për procesin dhe që gjithçka po shkon siç është planifikuar.

“Agjentët e mi po merrem me bisedimet për kontratën e re me Barcelonën”, ka thënë Pedri, përcjell gazetari Fabrizio Romano.

“Mendoj se gjithçka po shkon mirë, po ecën ashtu siç pritej,” ka shtuar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat