Situata në grupin B1 në Ligën e Kombeve mbetet e hapur për ndeshjet e fundit. Kombëtarja jonë do të sfidojë Ukrainën të martën në mbrëmje, ndërkohë që Republika Çeke do të presë Gjeorgjinë.
Çekët janë në krye me 8 pikë, të ndjekur nga Gjeorgjia e Shqipëria me 7 dhe Ukraina 5, diferencën në këtë grup pritet ta bëjnë detajet.
Në ndeshjen e fundit, atë të së martës, kombëtarja jonë është e detyruar për të fituar për të shpresuar rrëmbimin e vendit të parë.
Për të realizuar një gjë të tillë, në favor do të ishte një barazim mes Çekisë dhe Gjeorgjisë, pasi në rast se ndodh diçka e tillë dy kombëtaret do numëronin respektivisht 9 dhe 8 pikë.
Një barazim i yni do na ngjiste në kuotën e 8 pikëve dhe do përkthehej në Play-Off për të qëndruar në Divizionin B, gjithmonë nëse Gjeorgjia nuk mposhtet në Pragë.
Humbja ndaj Ukrainës do të ishte e rëndë për kombëtaren tonë, pasi do na zbriste një divizion më poshtë në Ligën C.
Me 7 pikë, kuqezinjtë do të ishin të fundit, duke u parakaluar edhe nga Ukraina me 8 pikë.