Mourinho refuzon ta marrë në skuadër yllin e Barcelonës

Futboll

Mourinho refuzon ta marrë në skuadër yllin e Barcelonës

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 17:19
Mourinho

Fenerbahce ka pasur bisedime me Barcelonën për huazimin e Ansu Fatit në afatin kalimtar të janarit.

Por Marca ka raportuar se trajneri i skuadrës turke, Jose Mourinho ka refuzuar mundësinë që të nënshkruajë me sulmuesin anësorë.

Anësori spanjoll së fundmi mori një lëndim të ri në stërvitje dhe do të mbetet jashtë fushave për një kohë.

Megjithatë para se Fati të pësoj lëndim, ai kishte mundësi të huazohej te Fenerbahce dhe dy klubet tanimë thuhet se kishin një marrëveshje.

Por ishte trajneri portugez që refuzoi një gjë të tillë pasi Fati nuk i përshtatet skemave të lojës së tij.

Fati po vuan vazhdimisht nga lëndimet dhe ai nuk është më në planet e trajnerit Hansi Flicjk.

Gjatë afatit kalimtar të janarit ai pritet të largohet nga Barcelona si huazim dhe Sevilla është skuadra favorite tani për t’i fituar shërbimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat