Incidenti që ndodhi në Bukuresht, në ndeshjen e Kosovës kundë Rumanisë ka ngjallur reagime të shumta dhe më gjerë.
Si shkak i thirrjeve raciste nga tifozët rumunë “Serbia, Serbia”, kapiteni Amir Rrahmani u detyrua t’i tërhiqte nga fusha e lojës futbollistët dhe atë krejt në fund të takimit.
Por, këto thirrje s’ishin të vetmet pengesa që nikoqirët ia bënë “Dardanëve”.
Disa nga tifozët e Kosovës, treguan se çka ndodhi edhe gjatë hyrjes në stadium.
Ata treguan edhe për padrejtësitë që iu bënë atyre.
Njëri nga ta u shpreh se grupi i tifozëve nga Kosova u tradhëtua.
Sipas tij, organizatorët me qëllim u munduan t’i detyronin ata që të bënin ndonjë skandal.