“Vinte era tradhëti”, tifozi dardan tregon për padrejtësinë në Rumani

Futboll

“Vinte era tradhëti”, tifozi dardan tregon për padrejtësinë në Rumani

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 17:37
Tifoz i Kosovës

Incidenti që ndodhi në Bukuresht, në ndeshjen e Kosovës kundë Rumanisë ka ngjallur reagime të shumta dhe më gjerë.

Si shkak i thirrjeve raciste nga tifozët rumunë “Serbia, Serbia”, kapiteni Amir Rrahmani u detyrua t’i tërhiqte nga fusha e lojës futbollistët dhe atë krejt në fund të takimit.

Por, këto thirrje s’ishin të vetmet pengesa që nikoqirët ia bënë “Dardanëve”.

Disa nga tifozët e Kosovës, treguan se çka ndodhi edhe gjatë hyrjes në stadium.

Ata treguan edhe për padrejtësitë që iu bënë atyre.

Njëri nga ta u shpreh se grupi i tifozëve nga Kosova u tradhëtua.

Sipas tij, organizatorët me qëllim u munduan t’i detyronin ata që të bënin ndonjë skandal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat