UEFA konfirmon datën dhe detajet për shortin e play-offit në Ligën e Kombeve

Futboll

UEFA konfirmon datën dhe detajet për shortin e play-offit në Ligën e Kombeve

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 17:39
Kosova

UEFA ka njoftuar se shorti për play-offin e Ligës së Kombeve do të tërhiqet të premten, më 22 nëntor, ku me shumë gjase edhe Kosova do të jetë pjesë.

Pra, deri me këtë datë do të mësohet edhe vendimi final për ndeshjen me plot tensione e të ndërprerë mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht.

Ndeshja në mes të Rumanisë dhe Kosovës u ndërpre në kohë shtesë kur rezultati ishte 0-0, ndërsa Dardanët dominuan nga fillimi deri në fund, por nuk gjetën rrjetën.

Fituesja e grupit të Kosovës avancon në Ligën B të Kombeve, ndërsa ekipi i dytë, që me shumë gjasë do të jetë Kosova, luan në play-off.

Gjithsej do të ketë katër shorte. Shorti i dytë përcakton çiftet e play-offit të Ligës B dhe C të Komeve.

“Shorti i dytë përcakton çiftet e play-offit të Ligës B dhe C. Katër përfaqësueset e vendit të tretë nga Liga B do ta formojnë vazon e parë, me katër nënkampionët nga grupet e Ligës C në vazon e dytë”.

“Përfaqësueset nga vazoja e dytë tërhiqen fillimisht, me ekipet e vazos së parë. Ekipet e vazos së parë do të luajnë në shtëpi në ndeshjet e kthimit. Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Ukraina dhe Bjellorusia nuk mund të luajnë kundër njëra-tjetrës”, shkruan UEFA të hënën.

Ndeshjet e lay-offit do të luhen më 20 dhe 23 mars të vitit të ardhshëm.

Kosova në anën tjetër vitin e ardhshëm do të nis edhe kualifikimet për Kampionatin Botëror, ndërsa shortin e mëson në dhjetor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat