Anglia, Kane: Tërheqja nga futbolli pas Botërorit 2026 nuk është një opsion!

Futboll

Anglia, Kane: Tërheqja nga futbolli pas Botërorit 2026 nuk është një opsion!

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 18:43
Harry Kane

Harry Kane, direkt nga grumbullimi i kombëtares së Anglisë, foli për Sky Sports duke mohuar se po mendon të largohet nga futbolli i luajtur pas Kupës së Botës 2026:

“Unë nuk mendoj kështu.

Mendoj se ndonjëherë ekziston perceptimi që kur kalon të 30-tat, karriera juaj është gati të përfundojë, por personalisht unë jam duke luajtur në nivelin më të lartë  të karrierës sime dhe ndihem më mirë se kurrë.

Kupa e Botës në Shtetet e Bashkuara do të jetë një event i jashtëzakonshëm. Qëllimi është ta fitojmë atë” – tha Kane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat