Jashari vulosi fittoren
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Lituanisë, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
As kartoni i kuq nuk e ndali Kosovën, autori i golit është befasia më e madhe, Muharrem Jashari.
Kosova ka përfunduar në vend të dytë me 12 pikë e Lituania në fund me 0 pikë në Grupin 2 të Ligës C të Kombeve.
Kosova - LItuania 1:0
Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.Shikues: 13.000.
Gjyqtar: K. Hagenes (Norvegjia);
Shënues: Jashari (5').
Kartona të verdhë: Rexhbeçaj, Jashari, Muriç - Sirvys.
Kartoni i kuq: Muharrem Jashari.
Kosovë: Muric, Hadërgjonaj, Krasniqi, Aliti, Vojvoda, Zhegrova (Hoti 79'), Berisha, Rexhbeçaj, Jashari, Al. Rrahmani, Muriqi (Asllani 80').
Lituani: Gertmonas, Milaslus, Utkus, Girdvainis, Sirvys, Slivka, Gineitis, Vorobjovas (Jansonas 79'), Lasickas, Cernych (Golubickas 60'), Paulauskas.
Në minutën e 5-të, Albion Rrahmani me dinakëri asistoi deri të Muharrem Jashari i cili nga afërsia goditi bukur dhe futi topin mes këmbëve të portierit rival, 1:0.
Në fund të pjesës së parë pikërisht në minutën e 45-të, Muharrem Jashari është ndëshkuar me karton të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër ndaj rivalit. Gjyqtari pasi shikoi sistemin VAR e përjashtoi nga loja.
Vedat Muriqi bukur goditi me kokë por portieri Gertmonas ka intervenuar për mrekulli në minutën e 53-të.
Mysafirët ishin me të rrezikshëm në pjesën e dytë duke e shfrytëzuar edhe përparësinë e një futbollisti më shumë. Në minutën e 69-të, portieri Arijanet Muriç ka shpëtuar gol të sigurt, duke e pritur goditje nga rreth 10 metra të lojtarit Slivka.
Në minutën e 72-të, Gineitis goditi bukur por shtylla e djathtë e shpëtoi portierin Muriç.
Kosova fitoi me meritë me rezultat 1:0 ndaj lituanëve.