As kartoni i kuq nuk e ndali Kosovën, autori i golit është befasia më e madhe

Futboll

As kartoni i kuq nuk e ndali Kosovën, autori i golit është befasia më e madhe

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 18 nëntor 2024 Në ora: 19:48 Përditësuar në ora: 22:37 më 18.11.2024
Kosova feston

Jashari vulosi fittoren

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Lituanisë, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

As kartoni i kuq nuk e ndali Kosovën, autori i golit është befasia më e madhe, Muharrem Jashari.

Kosova ka përfunduar në vend të dytë me 12 pikë e Lituania në fund me 0 pikë në Grupin 2 të Ligës C të Kombeve.

Kosova - LItuania 1:0

Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.Shikues: 13.000.

Gjyqtar: K. Hagenes (Norvegjia);

Shënues: Jashari (5').

Kartona të verdhë: Rexhbeçaj, Jashari, Muriç - Sirvys.

Kartoni i kuq: Muharrem Jashari.

Kosovë: Muric, Hadërgjonaj, Krasniqi, Aliti, Vojvoda, Zhegrova (Hoti 79'), Berisha, Rexhbeçaj, Jashari, Al. Rrahmani, Muriqi (Asllani 80').

Lituani: Gertmonas, Milaslus, Utkus, Girdvainis, Sirvys, Slivka, Gineitis, Vorobjovas (Jansonas 79'), Lasickas, Cernych (Golubickas 60'), Paulauskas.

Në minutën e 5-të, Albion Rrahmani me dinakëri asistoi deri të Muharrem Jashari i cili nga afërsia goditi bukur dhe futi topin mes këmbëve të portierit rival, 1:0. 

Në fund të pjesës së parë pikërisht në minutën e 45-të, Muharrem Jashari është ndëshkuar me karton të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër ndaj rivalit. Gjyqtari pasi shikoi sistemin VAR e përjashtoi nga loja.

Vedat Muriqi bukur goditi me kokë por portieri Gertmonas ka intervenuar për mrekulli në minutën e 53-të.

Mysafirët ishin me të rrezikshëm në pjesën e dytë duke e shfrytëzuar edhe përparësinë e një futbollisti më shumë. Në minutën e 69-të, portieri Arijanet Muriç ka shpëtuar gol të sigurt, duke e pritur goditje nga rreth 10 metra të lojtarit Slivka.

Në minutën e 72-të, Gineitis goditi bukur por shtylla e djathtë e shpëtoi portierin Muriç.

Kosova fitoi me meritë me rezultat 1:0 ndaj lituanëve.

Kosova fiton

(E plotësuar) - 90' Minuta e fundit.

82' Kosova drejt fitores.

77' Lojë me presion të Kosova.

73' Lojë me ritlm..

72' Gineitis goditi bukur por shtylla e djathtë e shpëtoi portierin Muriç.

Kosova - LItuania 1:0

Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.Shikues: 13.000.

Gjyqtar: K. Hagenes (Norvegjia);

Shënues: Jashari (5').

Kartona të verdhë: Rexhbeçaj, Jashari - Sirvys.

Kartoni i kuq: Muharrem Jashari.

Kosovë: Muric, Hadërgjonaj, Krasniqi, Aliti, Vojvoda, Zhegrova (Hoti 79'), Berisha, Rexhbeçaj, Jashari, Al. Rrahmani, Muriqi (Asllani 80').

Lituani: Gertmonas, Milaslus, Utkus, Girdvainis, Sirvys, Slivka, Gineitis, Vorobjovas (Jansonas 79'), Lasickas, Cernych (Golubickas 60'), Paulauskas.

69’ Portieri Arijanet Muriç ka shpëtuar gol të sigurt, duke e pritur goditje nga rreth 10 metra të lojtarit Slivka.

66' LItuania po bëhet më e rrezikshme.

63' Lituania herë pas here e rrezikshme.60' Lojë e mirë.

57' Kosova po tregon angazhim.

53' Vedat Muriqi bukur godet me kokë por portieri Gertmonas ka intervenuar për mrekulli.

50’ Kosova me një lojtar më pak pasi që Jashari është përjashtuar në fund të pjesës së parë.46' Fillon pjesa e dytë.

Ka përfunduar pjesa e parë.

45’ Muharrem Jashari është ndëshkuar me karton të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër.

Kosova mbetet me një lojtar më pak në fushë.43’ Kosova ka iniciativën, Lituania nuk u tregua aq e rrezikshme deri me tash.

Rreth 13 mijë shikues në stadiumin “fadil Vokrri” në Prishtinë.

40' Atmosferë e bukur.

37’ Edon Zhegrova po i shkakton shumë problem mbrojtjes rivale.

34’ Lituania është në presion të madh nga loja sulmuese e djemve tanë.

31' Kosova shumë ofensive.29' Lojë me ritëm.

22’ Kosova e kontrollon me sukses lojën e mban gjithnjë në presion rivalin.19’ Kosova me Edon Zhegrovën e Albion Rrahmanin gjithnjë të rrezikshme për lituanët.

15' Kosova sulmuese me kapitenin Vedat Muriqi.

12' Lojë me ritëm, një Kosovë siç i ka hije.

8' Atmosferë e zjarrtë.5’ Albion Rrahmani me dinakëri asistoi deri të Muharrem Jashari i cili nga afërsia e me goditje të fortë mposhti portierin rival.

2' Zhegrova godet nga 20 metra, mbi portën e rivalit.

1’ Fillon ndeshja. Kosova kërkon fitore për të përmbyllur në mënyrën më të mirë edicionin e Ligës C të Kombeve në futboll.

Gjithçka gati.

Foda e nis me dy sulmues

Kosova pret Lituaninë në “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

Sulmi i është besuar dyshes, Vedat Muriqi dhe Albion Rrahmani.

Kosovë: Muric, Hadërgjonaj, Krasniqi, Aliti, Vojvoda, Zhegrova, Berisha, Rexhbeçaj, Jashari, Rrahmani, Muriqi.

Lituani: Gertmonas, Milaslus, Utkus, Girdvainis, Sirvys, Slivka, Gineitis, Vorobjovas, Lasickas, Cernych, Paulauskas.

Kosova me shumë ndryshime ndaj Lituanisë

Kosova me shumë ndryshime ndaj Lituanisë!

Kombëtarja e Kosovës sonte përballet me Lituaninë në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova sonte kërkon fitoren, që ta mbyllë mirë kampanjën me një tre pikësh, e sidomos pas ngjarjes së fundit në Bukuresht.

Para takimit janë publikuar formacionet zyrtare, me dy përzgjedhësit që kanë vendosur 11-shet më të mira.

Kosova zbret në fushë pas ngjarjeve në Ruman, formacionet

Kosova zbret në fushë pas ngjarjeve në Rumani, mësoni formacionet zyrtare të sfidës së fundit në Ligën e Kombeve!

Kosova do të përballet me Lituaninë sot në orën 20:45.

Sfida është e fundit në grup për dy përfaqësueset në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa fatet e grupit mbeten për t’u përcaktuar pasi sfida me Rumaninë u braktis,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat