Kosova e Dusseldorfit mahniti të gjithë, shembull se si organizohet një ngjarje e madhe e Superkupës

Futboll

Kosova e Dusseldorfit mahniti të gjithë, shembull se si organizohet një ngjarje e madhe e Superkupës

Nga: K.G. Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 20:48
Bujar Neziri, president i klubit dhe ministrja Donika Gërvalla.- djathtas

Kosova e Dusseldorfit me president Bujar Nezirin dhe kryesinë e këtij kolektivi, dhanë shembull se si organizohet një ngjarje e madhe siç ishte Superkupa Kosovë – Diasporë.

Një organizim për mbamendje në një fushë simpatike dhe një lojë me rivalitet deri në pikën e fundit, ku kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, ka shënuar fitoere me fat të madh në minutën e fundit me golin e Engjell Ajvazaj.

Kosova e Dusseldorfit përveç organizimit për lakmi dëshmoi se ka cilësi dhe dallimi pothuajse nuk u vërejt fare mes tyre dhe kampionit të Kosovës 

Image

Kosova është kandidate për të hyrë në Oberliga në Gjermani.

“Një ngjarje e madhe për futbollin shqiptar në diasporë.

Image

Ju lumtë! FC Kosova Düsseldorf dëshmoi se është një klub shumë i madh.

Ngjarja sportive që ngjau dje, në Düsseldorf, me zhvillimin e ndeshjes për supërkupën Kosovë – Diasporë, nuk është parë asnjëherë jashtë trojeve tona etnike. Një gjë të tillë e bëri FC Kosova Düsseldorf me një organizim të shkëlqyeshem me pamje e ngjarje të mëdha që vështirë se do të kishte mundësi të bënte ndonjë klub tjetër.

Së pari nga përpjekjet për organizimin e kësaj ndeshjeve dhe realizimin e saj që është meritë e këtij klubi shumë të madh, nën drejtimin e entuziastit shumë të madh e kontribuesit tepër të madh për sportin shqiptar në diasporë, Bujar Nezirin. Bujar Neziri ka merita shumë të mëdha për këtë klub që nga koha kur luante vet, pastaj kryetar i këtij klubi para 20 vjeteve dhe rikthimi i tij i fuqishëm para dy a tri vjeteve. Nuk duhet mohuar as kontributin për ardhjen në këtë gjendje të klubit edhe nga paraardhësit e tij.

Po e përmend vetëm të parafundit, Gani Nuhën, që poashtu ishte dhe është njëri prej tyre me të cilin lidhen ngusht rezultatet e këtij kubi.

Por t´i khethemi ngjarjes së djeshme.

Nuk ka klube shqiptare në diasporë, posaqërisht në Gjermani që mund të bëjnë një gjë të tillë. Me kontributin e këtij klubi në Gjermani u soll kampioni i disafishtë i Kosovës në futboll, FC Ballkani. Kontributi i FC Kosova Düsseldorf dhe Bujar Nezirit për këtë është i shumanshem që nga angazhimi fizik, mendor e deri tek ai financiar. Është kjo hera e parë që fituesi i Kupës së Kosovës udhëton në diasporë për të zhvilluar ndeshjen për Supërkupë. Kjo vlen prej nënshkrimit të marrëveshjes për zhvillimin e ndeshjeve të tilla.

Që nga jashtë stadiumit shihej se diçka vlonte aty.

Nga puna që bëhej nga hyrja e publikut në stadium, nga organizimi i shërbimit të kujdestarisë e nga shërbimet që ofroheshin për shikuesit dhe mysafirët që dje kishin mësyrë Düsseldorfin, me pije e ushqime të llojllojshme dëshmonin se ky klub vërtet është i madh dhe shumë gjasonte në atmosferën që krijohet në ndeshjet e Bundesligës.

Kur hyn në stadium sheh rreth 50 nxënës të shkollës shqipe të veshur me konstume kombëtare duke recituar e duke vallëzuar e vërteton se aty ishte një festë e madhe.

Kur i sheh të gjitha këto, rezultati nga takimi del në plan të dytë, edhepse futbollistët e dy ekipeve u angazhuan mjaft. Treguan se janë përgatitur për këtë ndeshje, edhe pse FC Kosova Düsseldorf një ditë më parë zhvilloi ndeshje kampionale.

Ajo që u pa në këtë ndeshje është se edhe FC Kosova Düsseldorf kishte një lojë të pjekur, taktike e fizike që shumë i gjasonte klubeve të Supërligës së Kosovës. Dhe sa më shumë kalonte koha harronim se në terren jemi duke e parë një klub amator të shqiptarëve nga Gjermani. 

Përse?

Ngase siç theksuam loja e klubit shqiptar nga Düssledorfi shumë i gjasonte lojës së kampionit të Kosovës e pjesëmarrësit të dyfishtë në garat grupore të Conference Ligës së Evropës. 

Klubi nga Suhareka bëri një lojë vërtet të fortë. Shumë pak mbrapa ishin edhe futbollistët e FC Kosova të Düsseldorfit. Mysafirët nga Kosova për një nuancë të vogël kishin përparësi në pak elemete të lojës. Dhe kur të gjithë prisnin që ndeshja do të mbyllet baras dhe do të shihnim ekzektimin e penalltive nga sulmi i fundit mysafirët nga një krosim, me kokë shënojnë golin e fitorës.

Përse themi se FC Kosova Düsseldorf u dëshmua se është klub i madh. Në tribuna të shikuesve kishte shumë e shumë mysafirë e bartës të pushtetit në Kosovë. Krahas Gllauk Konjufcës, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Donika Gërvallës - Schwarz, ministres së jashtme, kishte edhe deputetë e personalitete tjera nga lëmi i futbollit, nga veteranët e FC Kosova Düsseldorf, Xhelil Musa, një kontribues tepër i madh i sportit shqiptar e shumë të tjerë.

Një atmosferë e tillë nuk është lehtë të krijohet dhe nuk mund ta krijojë çdokush.

Ndeshjet e tilla, pas nënshkrimit të marrëveshjes zhvillohen nga viti 2002 dhe kurrë asnjë klub mikpritës në Kosovë (hiç FFK-në, që ka kontribuar) nuk ka bërë kështu siç bëri FC Kosova Düsseldorf për klubin mysafir, siç ishte gjatë fundjavës që shkoi FC Ballkani.
Për këtë i lumtë klubit FC Kosova Düsseldorf!”
, shkruan në faqen e Futbolli Shqiptar në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat