Juri Virt, ish-portieri i Ukrainës dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Shqipërisë në Nations League.
“Meqë rezultati është i rëndësishëm për të dy ekipet, askush nuk do të ndërmarrë ndonjë rrezik, nuk duhet pritur futboll spektakolar, as nuk do të ketë një rrebesh shansesh për shënim.
Unë kam besim te ekipi kombëtar i Ukrainës, unë shpresoj që nesër seria negative e sulmuesve tanë do të marrë fund dhe ata do të thonë fjalën e tyre. Unë kam tendencën të mendoj se fati i ndeshjes do të vendoset nga një gol i shënuar.
Është e mundur që ekipi udhëtues të ndihmohet nga loja e cilësisë së lartë që bën në goditjet standarte”, tha ish-portieri i Ukrainës.