Granit Xhaka titullar, Andi Zeqiri shënon! Kështu dolën me spanjollët 

Futboll

Granit Xhaka titullar, Andi Zeqiri shënon! Kështu dolën me spanjollët 

Nga: K. Goca Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 22:42
Pamje nga ndeshja

Spanja ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Zvicrës së  kapitenit Granit Xhaka. 

Futbollisti Xhaka është paraqitur nga minuta e parë, ndërsa Andi Zeqiri nga ajo e 46-ta.

Xhaka ësthë zëvendësuar në minutën e 60-të. 

Andi Zeqiri e ka barazuar rezultatin 2:2 me golin që ka shënuar nga penalltia në minutën e 85-të por nuk i mjaftoi për një pikë.

Për Spanjën shënoi Pino në minutën e 32-të pasi që Pedri e humbi penalltinë. Zvicra e ka barazuar rezultatin me golin e Monteiros në minutën e 63-të.

Gil shënoi për epërsinë e Spanjës në minutën e 68-të dhe Zeqiri (85’) ka barazuar nga penalltia.

Në minutën e 90+3 Zaragoza shënoi nga penalltia për fitoren e Spanjës.

Spanja përfundoi e para në grupin 4 me 16 pikë e Zvicra në fund me 2 sosh. Zvicra bie nga Liga A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat