Vetëm 33 mijë banorë, San Marino fiton grupin dhe ngjitet në Ligën C!
Qytet-shteti prej 33 mijë banorësh dhe 60 kilometrash katror, San Marino, ka shkruar sonte historinë duke fituar grupin në Ligën D dhe duke u ngjitur në Ligën C të kombeve.
Dy fitore brenda 1 viti nuk kishin ndodhur kurrë te kjo kombëtare e vogël, që mposhtin Lihtenshtejnin me rezultatin 1-3, dukë çuar peshë zemrat e tifozëve.
Falë këtij triumfi San Marino arriti të ngjitej në vendin e parë me 7 pikë në 4 ndeshje, 1 më shumë se Gjibraltari i vendit të dytë.