Muharrem Jashari, u shpreh tejet i lumtur për fitoren e Kosovës ndaj Lituanisë, sonte në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve për këtë edicion.
Jashari foli edhe për momentin e diskutueshëm ku u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Ai tha se për të ky rast nuk ishte për kartonin e kuq.
“Do ta shikoj edhe njëherë këtë rast”, tha Jashari.
Sulmuesi ishte autor i golit të vetëm që u realizua sonte në Prishtinë.