Çfarë tha futbollisti rumun Razvan Marin për skandalin në Bukuresht?
Marin ka trajtuar edhe temën e skandalit me Kosovën dhe e konsideroi mungesë respekti, si për trikolorët, po ashtu edhe për vetë futbollin.
Razvan Marin ka shqetësimin sepse mes rreshtave e thotë edhe vet, ngase e di mirë se tifozët rumunë provokuan rëndë Kosovën duke brohoritur Serbia, Serbia, Serbia.
Kjo e shqetëson këtë lojtar rumun sepse e di mirë historinë e dhimbshme të popullit shqiptar nga regjimi serb dhe e di mirë se ky ishte provokim nga tifozët rumunë.
Megjithatë, ai mundohet ta justifikojë turpin e madh rumun.
“Ende mendoj për Kosovën!”, kështu është titulli i mediumit rumun “Sport.ro” për Marinin.
Marin flet pas fitores së Rumanisë me rezultat 4:1 ndaj Qipros por e ka mendjen të Kosova (ndeshje e ndërprerë në minutën e 90+3)..
“Sinqerisht, unë personalisht nuk kam asnjë emocion.
Nuk kam pse të jem emocional. Nuk bëhej fjalë për racizëm apo ndonjë gjë tjetër.
Arbitri nuk i ka lejuar të futen në teshatore dhe është normale që UEFA të na japë ndeshjen në tavolinën e gjelbër dhe të fitojmë 3:0.
Shpresoj të mos ketë interesa të mesme apo politikë. Kjo nuk duhet të jetë pjesë e futbollit.
Është një sport i bukur për njerëzit dhe ne nuk duhet të kemi momente të tilla.
Me atë që bënë, treguan se nuk na respektojnë, se nuk respektojnë futbollin”, ka thënë mes të tjera Marin, transmeton mediumi rumun.