Kosova e mposhti Lituaninë në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-0, ndeshje kjo e cila shënoi edhe fundin e rrugëtimit të Kosovës në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Fitorja erdhi duke iu falënderuar golit të vetëm të shënuar në fillim të ndeshjes, përkatësisht në minutën e pestë të saj nga Muharrem Jashari.
Pas ndeshjes, Jashari tha se e kishte ndjerë se do të realizonte gol.
“Për mua heronj janë të gjithë bashkëlojtarët të cilët më ndihmuan në pjesën e dytë e cilët e patë një barrë shumë më të madhe pa mua, pa një lojtar dhe i falënderoj të gjithë lojtarët dhe jam i lumtur që e arritëm fitoren. Kam pasur edhe në ndeshjen me Rumaninë disa raste dhe normal që e kam ndjerë që në këtë ndeshje do të shënojë sepse i kam pasur disa raste dhe jam i lumtur që shënova dhe i ndihmova ekipit”, tha Jashari.