Përjashtohet trajneri i Tomorit

Futboll

Përjashtohet trajneri i Tomorit

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së në mbledhjen e fundit ka shqyrtuar të gjitha problematikat e ndodhura në javën e fundit në Kategorinë e Parë dhe të Dytë. Dënimet janë të mëdha sidomos për Tomorin për shkak të tensionit të shkaktuar në sfidën me Devollin.

Disiplina është treguar me “dorë të hekurt” për trajnerin e beratasve, duke e pezulluar me 5 ndeshje, ndërsa ndihmësi i tij me 13 ndeshje. Ndërkohë për Devollin ka vetëm gjobë financiare, teksa dënimeve nuk iu kanë shpëtuar as Burreli, Veleçiku dhe Butrinti.

“KF Burreli, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i KF Burreli, Arjan Lleshaj, për sjellje jospotive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KSSH Veleciku, Armeis Kukaj, për sjellje jospotive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KSSH Veleciku, Elidon Ivziku, për sjellje të dhunshme dhe provokim të spektatorëve, në bazë të neneve 14/1/f dhe 14/1/h të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

KF Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Zyrtari i KF Butrinti, Mariglen Nela, për sjellje jospotive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Butrinti, Idakëo Eche Dickson Amos, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

KS Devolli, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke sjellë si pasojë ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Zyrtari i KF Tomorri, Madrit Muxhaj, për sjellje të dhunshme dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 13 (trembëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i KF Tomorri, Iken Dobroniku, për sjellje jospotive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Tomorri, Xhoel Vrapi, për sjellje ofenduese dhe provokim të spektatorëve me xheste dhe veprime josportive, në bazë të neneve 13/2/1 dhe 14/1/f të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i KF Oriku, Sherif Idrizaj, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i FC Albanet, Xhek Alushi, për moszbatimin e vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës Nr. 43 datë 03.05.2024 pika 19, në bazë të nenit 29 të KDE, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

Zyrtari i KF Lushnja U-19, Elidon Koreshi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i AF Triumph U-17, Arbi Dyla, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Tirana U-16, Angelos Likometi, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i FK Apolonia U-15, Serxho Velkaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Lushnja U-15, Herbans Shkëmbi, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

AF Loris U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë zona Rajonale Gjirokastër, kunder AF Luftëtari A U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

KS Ali Demi U-13, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të mos marrjes së masave për respektimin e rregullores së SHRFT, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

AF Triumph U-11, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të mos marrjes së masave për respektimin e rregullores së SHRFT, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

Pranimin e kërkesës së lojtarit Rigers Mersini, bazuar në Nenin 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.13 datë 01.11.2024 të KDE, për pikën 9, duke vendosur dënimin e lojtarit me 13 (trembëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti Sunday League dhe 5×5, në bazë të neneve 13 dhe 14/1/h të KDE.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Kevin Mancellari të FK Pogradeci U-19 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Ansel Gozhdari të FK Pogradeci U-19 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit”, thuhet në postimin e FSHF-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat