Dueli me Ukrainën që do të luhet në “Air Albania” në orën 20:45 është cilësuar si një finale për kuqezinjtë. Në fakt ukrainasit kanë në dorë fatet e ekipit tonë në Nations League dhe për këtë kjo sfidë mban të mbërthyer tifozët.
Në duelin me Ukrainën lajm i mirë për Sylvinhon është rikthimi i Mirlind Dakut, i cili ka shlyer pezullimin dhe tashmë do të jetë gati për të kontribuar për kuqezinjtë. Por lajm i keq është dëmtimi i Jasir Asanit, i cili ndaj çekëve la fushën e lojës që në minutën e 30-të.
Për shkak të mungesës së Asanit dhe rikthimit të Dakut, reparti i sulmit do të pësojë ndryshime. Në fakt Sylvinho ka shuar të gjitha dilemat dhe ka bërë gati formacionin anti-Ukrainë.
Kështu në portë si gjithmonë vendoset Strakosha, teksa para tij rreshtohen 4-shja, Balliu-Ismajli-Ajeti-Mitaj. Përpara mbrojtjes do të jenë Asllani dhe Ramadani dhe pak më i avancuar do të pozicionohet Laçi.
Vendin e Asanit pritet ta marrë Seferi, ndërsa si gjithmonë Bajrami do të jetë në krahun tjetër. Këtë herë sulmi i është besuar Mirlind Dakun, i cili i merr vendit Tucit pas rikthimit nga pezullimi.
Formacioni i mundshëm:
Shqipëria: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Seferi, Bajrami, Daku..