9 ndeshje shumë të luftuara do të luhen në Nations League në të njëjtin orar, 20:45. Padiksutim e gjithë vëmendja e tifozëve shqiptarë do të jetë në “Air Albania”, ku Kombëtarja shqiptare do të duelojë me Ukrainën, por jo vetëm kaq.
Një sy patjetër do të mbahet edhe nga dueli i Pragës, ku Çekia do të sfidohet me Gjeorgjinë.
Dy ekipet e para në grupit B1 do të duelojnë mes tyre dhe rezultati i kësaj sfide përcakton edhe fatet e kuqezinjve në Nations League.
Patjetër që të gjithë shqiptarët do të “kryqëzojnë gishtat” për një barazim mes tyre dhe të fitojnë ndaj Ukrainës, që do të thoshte automatikisht vendi i parë në grup.
Ndërkohë duelet e tjera të kësaj mbrëmjeje janë edhe Bosnje Hercegovinë – Holandë, Hungari – Gjermani, Mali i Zi – Turqi, Uells – Islandë, Sllovaki – Estoni, Suedi – Azerbajxhian dhe Maltë – Andorra.