Kupa e Shqipërisë kthehet nesër në fushë, për të luajtur turin e 1/16-ave. Kështu tetë sfida do të zhvillohen prej orës 13:30, ndërsa Elbasani dhe Bylisi marrin pjesë nga Superiorja.
Sfida janë me eleminim direkt, teksa në turin pasardhës bashkohen dhe tetë skuadrat e tjera të Superiores këtë sezon.
Njoftimi i FSHF-së:
Nesër do të luhen ndeshjet e fazës 1/16 të Kupës së Shqipërisë. Të gjitha ndeshjet janë planifikuar të nisin në të njëjtën orë, 13:00.
Duelet janë vendimtare pasi do të përcaktohen skuadrat që do të kualifikohen më tej në fazën e 1/8-ave.
Gjithashtu, duke filluar nga faza 1/8 do të garojnë edhe ekipet e renditura nga vendi i parë e deri në vendin e tetë në “Abissnet Superiore” për sezonin 2023-2024.