Sulmuesi nigerian Victor Osimhen ndihet i lumtur te turqit e Gallatasaraj, ku luan i huazuar për një vit, deri në fund të sezonit. Por duket se aventura e tij në Superligën turke do të zgjasë më pak. Ndoshta deri në janar.
Nigeriani disa herë ka shprehur të luajë në Premier League, madje në verë shpresoi deri në fund të zbarkonte aty.
Kjo gjë mund të ndodhë pas dy muajsh, me Manchester United që është gati ta sjellë në “Old Trafford”.
“Djajtë e kuq”, për të përmbushur shifrat e klauzolës së lirimit të lojtarit, në pronësi të Napoli, janë gati të ofrojnë edhe sulmuesin Joshua Zirkzee. Natyrisht edhe një kompezim në parà, për të arritur të kuota 75 milionë euro.
Ky propozim i është dërguar Napolit, që ende nuk ka kthyer përgjigje, pasi në mes është edhe Gallatasaraj, që kërkon një kompesim. Këtë sezon, ai ka 8 gola në 9 ndeshje zyrtare me ekipin turk.