Fitore e lehtë dhe bindëse e Shkëndijës së Haraçinës

Futboll

Fitore e lehtë dhe bindëse e Shkëndijës së Haraçinës

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 11:58
Shkëndija nga Haraçina

Liderja e pamposhtur Shkëndija nga Haraçina shënoi fitore bindëse ndaj Akademia Ilinden me rezultat 3:0, duke arsyetuar epitetin e favoritit kryesor për play-off për në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut.

Golat për kuqezinjtë e Haracinës i shënuan Shuaib Aliti, Ilir Sula dhe Erkan Shaip.

Ishte kjo fitorja e 10 në kampionat, nga 11 ndeshje të luajtura, duke I prirë renditjes me 31 pikë, pesë më shumë se Fortuna. Haraçinasit kanë goladallim fantastik 39-1.

Fortuna nga Hasanbegu shënoi fitore minimale si mysafirë prej 0:1 ndaj Kadinos, ku golin e tre pikëve e realizoi Fisnik Sinani në minutën e 90-të.

Besa nga Sllupcani humbi në fushën e Pcinjës me rezultat 2-1. Viktor Dimkov shënoi gol për 1:0 në minutën e 31-të, ndërsa menjëherë pas Lavdrim Sulimani shënoi për 1:1. Në fund të ndeshjes, Ljubomir Trpevski shënoi gol për fitore prej 2:1.

Aerodromi festoi ndaj Bashkimit Luboten në shtëpi me rezultat 3:1.
BVK Konjare shënoi fitore me përmbysje ndaj Neë Stars me rezultat 3:2. Golashënues I dyfishtë për mysafirët ishte Borjan Timovski, ndërsa për vendasit shënuan Alajdin Alili, Bujar Mustafa dhe Fati Jusufi.

GFK Kumanovo deklasoi Rzhanichino me rezultat të thellë 6-0, ku dy gola i shënoi Andrej Jovanovski, ndërsa një gol e shënuan Zlatkovski, Sherifi, portieri Goran Trajkovski nga penalltia dhe Todorovski.

Edhe Euromilk GL shënoi fitore të madhe 6:0 ndaj Rinias, pasi Ferdi Ismailovski ishte shënuesi i tre golave, ndërsa Filip Petkovski, Luka Ivanovski dhe Ahmed Bakijov shënuan nga një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat