Jonathan David është i destinuar të largohet nga Lille, por vetëm pasi të përfundojë kontrata e tij, duke shmangur transferimin gjatë sezonit aktual. Kështu bën me dije vetë sulmuesi kanadez, shumë i kërkuar nga disa klube të mëdha europiane, përfshirë Juventusin dhe Interin.
Në një intervistë me “The Athletic”, David shpjegon: “Të kalosh në një ekip në mes të sezonit është gjithmonë e komplikuar. Nuk është si në fillim të një sezoni, kur ke një para-sezon për t’u përshtatur, njohur shokët e skuadrës dhe të gjetur stabilitetin e duhur. Në merkaton e janarit çdo gjë është më kaotike”.
Mes skuadrave të interesuara për të është edhe Barcelona, teksa David nuk e fsheh admirimin e tij për klubin katalanas: “Ka qenë gjithmonë skuadra e ëndrrave të mia, për të kam bërë tifo qysh fëmijë. Kur rritesh duke admiruar një skuadër, ju ëndërroni të luani për të një ditë”.
Së fundi, një reflektim mbi shkathtësinë e tij taktike: “Jam në gjendje të përshtatem me sisteme të ndryshme loje. Kam luajtur edhe me dy sulmues, edhe si sulmues i vetëm.
Megjithatë, do të preferoja të kisha lirinë për të lëvizur në fushë, jo të mbërthehesha në një pozicion. Kjo më lejon të çlirohem nga presioni, të krijoj hapësira dhe të bëj ndryshimin”.