Në “Air Albania” në orën 20:45 do të luhet ndeshje e fundit për këtë vit kalendarik nga Kombëtarja.
Kuqezinjtë do të presin Ukrainën për të bërë mes tyre llogaritë e kësaj sfide mjaft të rëndësishme për rrugëtimin e ekipit tonë në Nations League.
Sylvinho dhe “djemtë” e tij do të tentojnë fitoren e dytë rresht ndaj ukrainasve dhe në një stadium të tejmbushur s’kanë rrugë tjetër veçse 3 pikëve. Një ndeshje e luftuar pritet të jetë mes dy ekipeve deri në sekondat e fundit.
Fakti që ne luajmë në shtëpinë tonë pra tifozëve është një “armë” plus për ne, por kompanitë e basteve thonë diçka tjetër.
Sipas tyre Ukraina shihet si favorite, ku fitorja e mundshme e tyre kuotohet me 2.4, ndërsa triumfi i kuqezinjve vlerësohet me 3.
Nga ana tjetër barazimi kuotohet me 3.2.