Po ky ka fytyrë me fol ende për Kosovën, kur punoni për kuzhinën serbe 

Futboll

Po ky ka fytyrë me fol ende për Kosovën, kur punoni për kuzhinën serbe 

Nga: K.G. Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 12:35
Mircea Lucescu

Selektori i Rumanisë, Mircea Lucescu vazhdon pa fije turpi të atakojë Kosovën

Po ky ka fytyrë me fol ende për Kosovën, kur tifozët rumunë punuan për kuzhinën serbe, pra e bën argatin e Serbisë.

Kjo është fytyra e vërtetë e rumunëve, që e bën argatin e Serbisë dhe ky selektor që ka 79 vjeç, në vend që të kërkoj falje, del e fol pa pikë turpi. 

Turpi nuk mbulohet me fjalët e tua sepse janë incizimet dhe dëgjohen thirrjet Serbia, Serbia, Serbia.

Lucescu është mllefosur nga vendimi i Kombëtares së Kosovës që dolën nga fusha por ky selektor t'i thërret mendjes dhe të skuqet nga ajo që bënë rumunët.

Ky në vend që të turpërohet, del e krekoset pas fitores ndaj Qipros mbrëmë me rezultat 4:1, në ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

“Në një moment e kupton se këta persona vijnë, i prishin gjërat dhe sipas tyre kjo është në rregull.

Gënjejnë si njerëz të paturpshëm dhe gjithashtu thonë se kanë arsye dhe të drejt. Kjo nuk është e mundur. Duhet të ketë pak mirësjellje në krejt këtë çështje”, deklaroi Lucescu në konferencë për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat