Ndryshon lista e Silvinjos për Ukrainën

Futboll

Ndryshon lista e Silvinjos për Ukrainën

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 12:37
Shqipëria

Silvinjo ka ndryshuar listën e lojtarëve, që do të jenë të gatshëm kundër Ukrainës. Kështu nga Çekia nuk do të jenë sërish të gatshëm Andi Hadroj dhe Adrian Bajrami.

Vendin e tyre e kanë marrë Jon Mersinaj dhe Mirlind Daku. Ndërkohë bashkë me Hadrojn dhe Adrian Bajramin do të mbeten në tribunë dy të rinjtë Feta Fetai dhe portieri Simon Simoni.

Sfida me Ukrainën luhet sot në mbrëmje, prej orës 20:45. Ndeshja në stadiumin “Arena Kombëtare” do të jetë vendimtare për dy përfaqësueset në grupin B1 të Ligës së Kombeve.

Aktualisht dy pikë më shumë numërojnë kuqezinjtë se ukrainasit e vendit të fundit. Ndërkohë që çekët mbajnë vendin e parë, me një pikë më shumë se djemtë e drejtuar nga Silvinjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat