Buffon këmbëngul

Futboll

Buffon këmbëngul

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 12:47

Gigi Buffon këmbëngul se Juventusi “nuk është i detyruar të fitojë” në sezonin e tij të parë nën drejtimin e trajnerit të ri Thiago Motta.

Megjithatë, ai shpreson se ndeshja e fundjavës me Milanin do të jetë “po aq argëtuese sa Inter-Juve”.

Bardhezinjtë janë dy pikë larg liderit të Serie A, Napoli, një pikë prapa grupit tjetër të skuadrave duke përfshirë Interin, Atalantën, Fiorentinën dhe Lazion. Pra, gara e titullit është tërësisht e hapur në Itali.

“Ne po shohim një kampionat magjepsës, me surpriza, që e ka bërë këtë fillim sezoni edhe më të veçantë, – tha Buffon për “Sky Sport Italia” në prezantimin e “Kings League”. – Shpresojmë që ky lloj ekuilibri të zgjasë sa më gjatë që të jetë e mundur, sepse ky pasion po ushqen gjithashtu interesin për kampionatin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat