E papritur në Itali

Futboll

E papritur në Itali

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 13:27
Patrik Vieira

Patrik Vieira do të jetë trajneri i ri i Xhenoas. Klubi i Seria A ka vendosur të largojë Alberto Xhilardinon dhe francezi tregohet si pasuesi i tij.

Patrik Vieira ushtroi detyrën e trajnerit sezonin e kaluar te Strasburg në Francë.

Ndërkohë Italia nuk është vend i panjohur për 48-vjeçarin.

Kjo pasi ka mbajtur veshur fanellat e Milanit, Juventusit dhe Interit para se ta mbyllte karrierën te Mançester Siti.

Kjo sjellje e Xhenoas duket befasuese dhe me interes pritet të shihet si do shkojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat