Përcaktohet fituesi i Ligës së Kombeve, UEFA tregon çfarë ndodh me tetë përfaqësueset europiane!
Liga e Kombeve i njeh tetë skuadrat që do të marrin pjesë në çerekfinale, me synim fitimin e kompeticionit.
Siç dhe dihej, marrin pjesë nga Liga A.
Katër prej tyre vendosen në vazo si fituesit e grupit. Bëhet fjalë për Francën, Gjermaninë, Portugalinë dhe Spanjën.
Në anën tjetër katër përfaqësueset e tjera rreshtohen si vendet e dyta.
Kështu janë Kroacia, Danimarka, Italia dhe Holanda. Shorti për ndarjen e çifteve do të jetë më 22 nëntor në Nyon të Zvicrës.