Real Madrid-i është duke monitoruar situatën e Josh Kimmich te Bayern Munich.
Kontrata e mesfushorit gjerman skadon në qershor dhe po negocion një marrëveshje të re me Bayernin që përfshin një ulje masive të pagës së tij aktuale prej 20 milionë euro.
Sky Deutschland thotë se Kimmich nuk do të pranojë një ulje të pagës, gjë që ka vënë në lëvizje klubet kryesore të Europës.
Mes të interesuarve është edhe Real Madridi, që mund të bëjë një lëvizje në janar për mesfushorin.
Pas gjashtë javësh, Kimmich do të jetë i lirë të negociojë një parakontratë me çdo klub tjetër.