Dior Gërbovci dhe Eliot Bujupi vulosin fitoren e Kosovës U19

Futboll

Dior Gërbovci dhe Eliot Bujupi vulosin fitoren e Kosovës U19

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 15:16
Kosova U19

Kombëtarja e Kosovës U19 ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e tretë dhe të fundit në kuadër të Grupit 10 për kualifikimet e Kampionatit Evropian U19, duke e mposhtur Ishujt Faroe, me rezultat 2:0, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas triumfit historik ndaj Spanjës U19, Dardanët e rinj vazhduan me formë mbresëlënëse, duke treguar një lojë dominuese edhe në përballjen e sotme.

Golat për Dardanët u realizuan nga Dior Gërbovci në minutën e 31-të dhe Eliot Bujupi në minutën e 52-të.

Me këtë fitore, Kosova U19 e përfundoi Grupin 10 me 6 pikë, njëlloj si Austria U19 dhe Spanja U19, por të cilat u kualifikuan tutje për shkak të golavarazhit më të mirë.

Në ndeshjen tjetër që u zhvillua në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, kampioni në fuqi i Evropës, Spanja, shënoi golin e fitores në minutat e fundit ndaj Austrisë (1:0), duke siguruar kualifikimin dhe duke lënë Kosovën jashtë garave për fazën elitare.

Përkundër eliminimit, paraqitjet e ekipit të udhëhequr nga trajneri Adil Maliqi ishin të jashtëzakonshme, veçanërisht në dy ndeshjet e fundit.

Fitorja dhe performanca ndaj Spanjës U19 dhe dominimi i sotëm ndaj Ishujve Faroe janë dëshmi e potencialit të madh që ka kjo gjeneratë e futbollistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat