Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 19.11.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të mbetura të xhiros së 10-të Gjilani-LLapi dhe Suhareka-Prishtina , xhiro e 11-të Ferizaj-Malisheva dhe xhiros sw 14-tw e rregullt të Bon Voyage Superligës U21 në futboll për edicionin 2024/2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
VENDIME
1.Regjistrohen ndeshjet e mbetura të xhiros së 10-të Gjilani –Llapi dhe Suhareka-Prishtina xhiro 11-të Ferizaj-Malisheva dhe xhiros sw 14-të e rregullt të Bon Voyage Superligës U 21 në futboll për edicionin 2024/2025 me rezultatet e arritura në fushë“.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicim disiplinor:
Ndaj: Lojtarit të SC “ Gjilani “ , Tonin Korqa nr fanele 13 dhe nr ID 00701M04. Motivi : Në ndeshjen Feronikeli 74-Gjilani , më min 71 ndëshkohet me karton të kuq direkt pas ndërhyrjes me bryl në lojtarin kundërshtar duke ja rrezikuar shëndetin. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes.