“Twitter” sot “X” nuk është më një platformë për të gjithë.
Disa skuadra gjermane kanë bërë me dije se do të mbyllin llogaritë e tyre në “X”.
E para që mori këtë hap të rëndësishëm ishte St.Pauli, i cili u ndoq nga Werder Bremeni. “Që kur Elon Musk mori drejtimin e ‘X’ kjo platformë u kthye në një arenë ku përhapet informacion i gabuar, gjuhë urrejtje dhe nxitje dhune”, bën me dije klubi i nga Bremeni.
Ditën e djeshme shembullin e dy skuadrave të Bundesligës ka ndjekur edhe Hansa e Rostokut.
Sipas drejtuesve të këtij klubi “X” nuk është më një platformë ku mund të ballafaqohen ide apo kultura të ndryshme.